
Fragment nga "I huaji"
Presentation
•
Other
•
12th Grade
•
Practice Problem
•
Hard
Selim Tahiri
Used 3+ times
FREE Resource
6 Slides • 0 Questions
1
Discover new features in Lessons!
Finish all phases of “I-do ; We-do ; You-do” with Quizizz




You can also create lessons directly on Google Slides using “Quizizz Extension”.
Read more about it here
2
Fragmentin nga romani “I huaji”
Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para. Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi. Duhej ose të ulej ose të ngrihej.
3
I kisha sytë të fiksuar përdhe. Bëri një hap drejt meje dhe ndaloi, sikur të mos guxonte të bënte më përpara. Vështronte qiellin nëpërmjet hekurave të dritares.
“- Gaboheni, biri im, – më tha ai, – mund t’ju kërkojnë më shumë. Ndoshta do t’ju kërkojnë…
– Çfarë mund të më kërkojnë?
– Mund t’ju kërkojnë që të shihni.
– Çfarë?
Prifti vështroi përreth tij dhe u përgjigj papritur me një zë të lodhur: gjithë këta gurë djersijnë dhembje, e di mirë. Gjithmonë i kam shikuar me ankth. Por, në thellësi të zemrës, e di mirë që më mjeranët nga ju kanë parë që nga errësira e tyre ka dalë një fytyrë e shenjtë. Ju kërkohet që të shihni pikërisht këtë fytyrë”.
4
Sikur u gjallërova pak. I thashë se kishte muaj që shikoja këto mure të trashë. Nuk kishte asgjë dhe asnjë njeri që të mund ta njihja më mirë se këto mure. Ndoshta para disa kohësh, kisha kërkuar dhe unë të gjeja aty një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit dhe flakën e dëshirës: ishte fytyra e Marisë. E kisha kërkuar më kot aty brenda. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Gjithsesi, në asnjë rast nuk kisha parë të shfaqej ndonjë gjë nga kjo djersë që lëshonin gurët.
5
Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që prej shumë kohësh mendova për mamanë.
6
E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.
Discover new features in Lessons!
Finish all phases of “I-do ; We-do ; You-do” with Quizizz




You can also create lessons directly on Google Slides using “Quizizz Extension”.
Read more about it here
Show answer
Auto Play
Slide 1 / 6
SLIDE
Similar Resources on Wayground
15 questions
League of Prizren 10 June, 1878
Presentation
•
9th Grade
15 questions
PreTest
Presentation
•
Professional Development
8 questions
KOMUNIKIMI DHE GJUHA
Presentation
•
6th - 8th Grade
8 questions
"Pasqyra "Dritero Agolli
Presentation
•
7th Grade
24 questions
Untitled Presentation
Presentation
•
5th Grade - University
7 questions
Termat e rinj. klasa 4
Presentation
•
4th Grade
35 questions
Classroom management / Approaches in Teaching ,technology
Presentation
•
University
21 questions
Drawing Conclusions and Inferences
Presentation
•
4th - 5th Grade
Popular Resources on Wayground
24 questions
PBIS-HGMS Day 10
Quiz
•
6th - 8th Grade
10 questions
HCS SCI 03 Summer School Review 3
Quiz
•
3rd Grade
11 questions
Home Scope
Quiz
•
7th - 8th Grade
15 questions
HCS SCI 05 Summer School Assessment 3 Review
Quiz
•
5th Grade
35 questions
Lufkin Road Middle School Student Handbook & Policies Assessment
Quiz
•
7th Grade
18 questions
Geo 11.3 Area of Circles and Sectors
Quiz
•
9th - 11th Grade