
I huaji - Albert Kamy
Presentation
•
Other
•
12th Grade
•
Practice Problem
•
Hard
Selim Tahiri
Used 1+ times
FREE Resource
8 Slides • 0 Questions
1
Discover new features in Lessons!
Finish all phases of “I-do ; We-do ; You-do” with Quizizz




You can also create lessons directly on Google Slides using “Quizizz Extension”.
Read more about it here
2
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Çështjet që do të trajtoj në këtë detyrë:
Kush është Albert Kamy ?
Subjekti i veprës “I Huaji”
Kush është Merso?
Për veprën:
Karakteri i Mersos
Disa citime nga libri
3
Kush është Albert Kamy?
Albert Kamy lindi në 7 nëntor 1913 në Mondovi ku studioi letërsinë dhe filozofinë. Për shkak të sëmundjes nga tuberkulozi nuk ndoqi karrierën universitare, por filloi të punojë si gazetar. Në vitin 1941 botoi romanin “I Huaji”. Botoi edhe shumë vepra të tjera. Në vitin 1950 Albert Kamy u shpërblye me çmimin “Nobel” për letërsi. Vdiq në 4 janar 1960 në një aksident.
4
Subjekti i veprës “I Huaji”
Në romanin “I Huaji” shkrimtari francez rrëfen historinë e një njeriu i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhet në një vrasje. Ai vret një arab. Në pjesën e dytë, Merso rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në tre vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit kryesor në azilin e pleqve në Marengo. Pason lukuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos. Albert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon këta të fundit t’i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve.
5
Kush është Merso?
Merso është hero i absurdit. Ai nuk ndihet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë. Strukturat me të cilat njerëzit i japin kuptim jetës së tyre në përditshmëri ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Para gjyqit ai thotë se nuk e di ç’është mëkati. Ai pranon krimin, por jo fajin.
6
Mbi veprën
Vepra hedh ngjyra të ndryshme, duke prekur imazhin e protagonistit Merso me tërë absurditetin e tij dhe jetën e shfrenuar që bën. Për të kuptuar këtë libër duhet të ndeshesh me karakterin filozofik të Albert Kamysë. Romani “I Huaji” zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare-filozofike të Kamysë. Vepra është hartuar në një strukturë shumë çoroditëse dhe është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm që t’i perceptojë gjërat si interesante dhe të domosdoshme me një lloj ndjenjë prekëse, prandaj nuk është i aftë të kuptojë se ç’po ndodhte rreth tij. Kjo figurë është pikërisht Merso, protagonisti i këtij roman
7
Karakteri i Mersos
Merso përfaqëson njeriun absurd të Kamysë. Ai jeton në botën e absurditetit, në të cilën del në pah gremina qe e ndan atë nga shoqëria, idealet, mundësitë. Jeta dhe vdekja e tij janë kundërthënie të papajtueshme në raport ndaj rrethit shoqëror. Mersoja nuk është në gjendje të harmonizojë dëshirat dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë në të cilën jeton, sepse as bota nuk e pranon. Këtu e ka burimin e vetë ajo ndjenjë e thellë që e shoqëron si hije gjatë gjithë jetës. Ai e ndjen veten si të huaj.
Sipas Albert Kamysë: “Njeriu i tillë mund të shpëtojë nga kjo botë absurde nëpërmjet revoltës dhe kryengritjes drejtuar kundër shoqërisë së kohës”. Ky botëkuptim i Kamysë manifestohet fuqishëm dhe del në pah në mënyrë të qartë sidomos nga fundi i këtij romani.
8
Disa shprehje dhe citime nga libri:
Ndonjëherë edhe nga banka e të akuzuarit është interesante të dëgjosh të flitet për ty.
Të gjithë personat normalë, kanë dëshiruar të paktën një herë vdekjen e njerëzve që duan.
Sipas tij, (priftit) drejtësia njerëzore nuk është asgjë ndërsa drejtësia hyjnore është gjithçka. I bëra të kuptoj që mua ishte e para ajo që më kishte dënuar ama!
“Jo, nuk mund ta besoj. Jam i sigurt që të ka ndodhur të dëshirosh një jetë tjetër”. Po, iu përgjigja, më ka ndodhur, por kjo nuk kishte rëndësi më të madhe se dëshira për të qenë i pasur, apo për të notuar më shpejt apo për të pasur një gojë më të bukur. Ishin të gjitha dëshira të së njëjtës rëndësi. Por ai më ndërpreu duke dashur të dinte si e shikoja unë këtë jetën tjetër. Atëherë i ulërita: “Një jetë e cila do mund të më kujtojë këtë të vjetrën.”
Discover new features in Lessons!
Finish all phases of “I-do ; We-do ; You-do” with Quizizz




You can also create lessons directly on Google Slides using “Quizizz Extension”.
Read more about it here
Show answer
Auto Play
Slide 1 / 8
SLIDE
Similar Resources on Wayground
4 questions
Forca magnetike
Presentation
•
11th Grade
7 questions
Numrat dhjetore dhe perqindja
Presentation
•
6th Grade
26 questions
🄺🄰🅄🄽 🄱🄰🄽🄴🄶🄰 🄺🅁🄸🅂🄷🄽🄰 🄱🄷🄰🄺🅃
Presentation
•
Professional Development
3 questions
Shkronja e madhe
Presentation
•
4th Grade
10 questions
bahasa jawa
Presentation
•
3rd Grade
15 questions
Grade 3- Unit 2 Grammar
Presentation
•
3rd Grade
Popular Resources on Wayground
24 questions
PBIS-HGMS Day 10
Quiz
•
6th - 8th Grade
10 questions
HCS SCI 03 Summer School Review 3
Quiz
•
3rd Grade
11 questions
Home Scope
Quiz
•
7th - 8th Grade
15 questions
HCS SCI 05 Summer School Assessment 3 Review
Quiz
•
5th Grade
35 questions
Lufkin Road Middle School Student Handbook & Policies Assessment
Quiz
•
7th Grade
18 questions
Geo 11.3 Area of Circles and Sectors
Quiz
•
9th - 11th Grade